Vuçiç: Serbia dhe Kroacia duhet të kenë marrëdhënie më të mira

Vuçiç: Serbia dhe Kroacia duhet të kenë marrëdhënie më të mira

23:25, 12/02/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nisi të hënën një vizitë dyditëshe në Kroaci.

Pas takimit me presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, Vuçiç tha se Serbia dhe Kroacia duhet të kenë marrëdhënie më të mira në të ardhmen.

 “Kur bëhet fjalë për të ardhmen, nuk kemi interesa kontradiktorë në asnjë fushë. Duhet të jemi më të përgjegjëshëm dhe më seriozë”, tha Vuçiç.

Ka ishte takimi i parë i krerëve të shtetit të Serbisë dhe Kroacisë në pesë vjet.

Vuçiç zhvilloi bisedime edhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ndërsa në axhendë janë edhe takimet me kryetarin e Parlamentit, Gordan Jandrokoviç, me përfaqësues të pakicës serbe dhe me udhëheqës fetarë.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Kroacisë janë të tensionuara prej kur kjo e fundit ka shpallur pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991, gjë që ka çuar në konfliktin katërvjeçar me rebelët etnikë serbë, të cilët janë mbështetur ushtarakisht dhe politiksht nga Beogradi.

Qindra njerëz u janë përgjigjur thirrjeve të grupeve të veteranëve të luftës për të protestuar kundër vizitës së Vuçiç në Zagreb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco