Vuçiç në Kroaci, viktimat e luftës e presin me...

Vuçiç në Kroaci, viktimat e luftës e presin me...

19:56, 12/02/2018
A+ Aa A-

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Kroaci, e cila konsiderohet shumë e rëndësishme për pajtimin dhe paqen në rajon.

Në rrugët e Zagrebit janë vendosur së bashku flamujt serbë dhe kroatë, çka konsiderohet një ngjarje jo e zakonshme në Kroaci.

Masa shumë të larta sigurie janë marrë nga autoritetet kroate, ku në të gjitha lartësitë e Zagrebit janë vendosur snajperë të forcave speciale, ndërkohë që kryeqyteti është thuajse totalisht i bllokuar.

Përveç takimit me homologen kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, Vuçiç do të takohet edhe me kryeministrin Andrej Plenkoviç, si dhe me kreun e Parlamentit, Gordan Jandrokoviç.

Presidenti serb do të zhvillojë edhe një takim me komunitetin serb në Kroaci, takim që do të mbahet në selinë e Kishës Ortodokse Serbe të Zagrebit.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe presidentja kroate. Ky samit do të jetë një akademi kumtesash me temë “e ardhmja e komunitetit serb në Kroaci”.

Nesër, Vuçiç do të udhëtojë në qytetin Vrginmost, ku do të takohet me pakicën serbe.

Ndërkaq, veteranët e luftës serbo-kroate dhe vejushat e ushtarëve të vrarë në luftë po zhvillojnë një protestë kundër Vuçiç, duke i kujtuar të kaluarën e tij radikale.

Paramilitarët e Sheshelit kanë kryer në Kroaci krime të mëdha përpara se të vazhdonin kasaphanën në Bosnjë dhe Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery 12/02/2018 21:13

Ne te mesojne pake autoritetet shqiptare dhe te kosoves se si duhet pritur dhe trajtuan armiku i shqiptareve dhe armiku i kroateve ... fillimishte kryeministri kroat Plenkovic kerkoi nga Vuciq ku ka ngelur ceshtja e reparacioneve ose demeshperblimeve te luftes ( 1991/ '92) E dyta, kerkoi nga Vuciq qe shteti serb ta regullojne ceshtjen e demarkacionit dhe delimitimit me Kroacine pastaj , kerkoi emrat dhe mbiemrat e kroateve te vrare , te groposur ne varreza masive ne Serbi , kerkoi nga Vu?i? emrat dhe mbiemrat e egzekutoreve serb ndaje viktimave civile kroate te pambrojtura dhe urdhedhenesve serb ...Serbia do ti plotesoje te gjitha kerkesat kroate nji nga nji ne nji kohe shume te shkurter kurse shqiptaret ne te marrin mesim nga Kroacia se si bisedohet me armikun...gjithesesi jo duke ia kthyer bythet serbit dhe duke i gjveshe pantallonat para tije , sikur pame tashe e mbi dy dekada ....ne asnji menyre jo ...ngase , edhe kroatet jane sllav por , kure kane pune me Serbine ata mobilizohen qe te gjithe per te njejtin qellim dhe , fitojne ...!!

Shto koment

Denonco