Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Mediat greke, ja emri i ri që do të ketë Maqedonia

Mediat greke, ja emri i ri që do të ketë Maqedonia

19:40, 12/02/2018
A+ Aa A-

Mediat në Greqi e quajnë të kryer dhe të mbaruar marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë. Takimi Nikolla Dimitrov - Nikos Kotzias më 15-16 shkurt është vetëm një takim perfundmitar për të firmosur për emrin e vendit që pala greke deri tani a quan Shkupi.

”Javë e rëndësishme për çështjen e Shkupit”, ”Marrëveshja po përshpejtohet, është sjellë vendimi për emrin”, ”Takim në Bruksel për ‘Gorna Makedonija”’, ose në shqip, Maqedonia e Eperme, janë disa nga titujt e mediave në Greqi.

Gjithmonë sipas mediave helene, në Greqi tashmë dihet se në takimin në Bruksel do të diskutohet vetëm për emrin e ardhshmëm të Maqedonisë dhe për detajet rreth ndryshimeve kushtetuese, shkruan Bbota Sot

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë para disa ditëve se një ndryshim i emrit me prefiks gjeografik do të ishte si propozim i pranueshëm për vendin e tij. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco