Emri i Maqedonisë, Zaev merr mbështetje nga Erdogan

Emri i Maqedonisë, Zaev merr mbështetje nga Erdogan

19:16, 12/02/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Zoran Zaev të henë pasdite është takuar me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan,

Në takim është konstatuar se nevojitet avancim i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, ndërkaq presidenti turk ka mbështetur politikat e Maqedonisë për fqinjësi të mirë si dhe procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë dhe vlerësoi se kjo është mirë për Ballkanin si dhe perspektivat euroatlantike të Maqedonisë.

Kryeministri Zaev është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Turqi. Ai më herët u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri turk Y?ld?r?m, me të cilin zhvilloi takim kokë më kokë dhe mes delegacioneve. Pas takimit, dy kryeministrat mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Zaev u takua edhe me kryeparlamentarin e Turqisë, Ismail Kahraman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco