Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Greqi, alpinistët maqedonas gjenden  të vdekur

Greqi, alpinistët maqedonas gjenden të vdekur

17:56, 12/02/2018
A+ Aa A-

Gjenden të vdekur dy alpinistë në një mal të Greqisë. Zjarrfikësit Greke thonë se një mashkull dhe një femër nga Maqedonia, janë gjetur të vdekur nga ngrirja në maje të malit Kaimaktsalan.

Mashkulli, 35 vjeçar, dhe femra 28 vjeçare, ishin të zhdukur prej të shtunës në mëngjes. Ata ishin pjesë e një grupi prej 40 maqedonasve, që qëndronin në terrenet e skijimit në Voras të Greqisë, raportoi mbrëmë agjencia AP nga Selaniku.

Grupi kishte arritur në lartësinë prej 2,524 metrave të malit, afër kufirit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, pardje herët në mëngjes dhe ishte kthyer para mesditës.

Zjarrfikësit ishin alarmuar për çiftin e zhdukur të shtunën pasdite, por ishin tërhequr nga kërkimi në mbrëmje për shkak të mjegullës dhe borës.

Kërkimi kishte vazhduar dje në mëngjes çka ka bërë të mundur edhe gjetjen e dy alpinistëve të ngrirë në majë të malit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco