Erdogan i shfaq synimet e tij: Turqia është vazhdimi i Perandorisë Osmane, duam ...

Erdogan i shfaq synimet e tij: Turqia është vazhdimi i Perandorisë Osmane, duam ...

01:28, 12/02/2018
A+ Aa A-

‘Republika e Turqisë është një vazhdim i Perandorisë Osmane’. Kështu është shprehur Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

‘Republika e Turqisë, është një vazhdimësi e osmanëve. ashtu si shtetet tona të mëparshme që janë një vazhdimësi e njëri-tjetrit. Kufijtë kanë ndryshuar.

Format e qeverisjes kanë ndryshuar, por esenca është e njëjtë, shpirti është i njëjtë, madje shumë institucione janë të njëjta’, është shprehur Erdogan gjatë një ceremonie përkujtimore për të shënuar 100-vjeçarin e vdekjes së sulltanit osman, Abdulhamid i II-të, në Pallatin Y?ld?z në Stamboll.

Erdogan shtoi se kjo është arsyeja pse Sulltani Abdulhamid është një nga individët më të rëndësishëm, më vizionarë dhe më strategjik që e bëri në 150 vitet e fundit.

“Disa njerëz përpiqen me insistim ta fillojnë historinë e këtij vendi që nga viti 1923. Disa përpiqen pa pushim që të na thyejnë nga rrënjët dhe vlerat e lashta”, shtoi ai, përcjell Klan Kosova.

Erdogan tha se fotografia e madhe sjell karakter dhe kujtesë për një komb.

 “Ne krenohemi në historinë tonë pa bërë diskriminim”.

Sulltan Abdulhamid i II-të është i biri i Sulltan Abdulmexhitit, vdiq në vitin 1918 dhe ishte sulltani 34 i Perandorisë Osmane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi13/02/2018 11:54

Pavaresisht mendesise diktatoriale gjykimi i tij eshte i drejte. Ai vlereson historine dhe figurat e ndritura te kombit turk. Turqia ka qene dhe mbetet nje mike e Shqiperise. Fuqizimi dhe perparimi i saj sjell dobi dhe per Shqiperine e shqiptaret. Mendoj qe edhe politikanet tane duhet te kene te njejtin vleresim si Erdogan ne lidhje me historine dhe figurat e medha te kombit. Mjerisht qysh nga regjimi i Enver Hoxhes e deri me sot historia dhe shume figura te medha kombetare jane mohuar. Diktatori Hoxha mohoi gjithcka para tij dhe historia e Shqiperise njihej e vleresohej vetem per periudhen e sundimit te tij. Tashme bemat e tij dihen po ashtu edhe pasojat. Mjerisht po ajo mendesi eshte kultivuar edhe tek Ed Drama qe mohon gjithcka eshte bere perpara tij dhe derdellit vetem per arritjet imagjinare ne qeverisjen e tij. Te pakten Ed Drama ta marre kete shembull pozitiv nga Erdogan dhe mos te shohe vetem interesat e tij vetjake.

fery12/02/2018 17:38

Rri atje ku je president Erdogan , rri atje ne Anadoll se atje e ke vendin sepse , nji fjale e vjeter shqiptare ( qe ju turqit me shume qejf na thoni arrnavut ) thote .." kushe lype shume , mbetet pa hiq "

Shto koment

Denonco