Fshatrat “Islam” me popullsi të krishtere…

Fshatrat “Islam” me popullsi të krishtere…

09:17, 11/02/2018
A+ Aa A-

Islam Latinski (Islam Latin) dhe Islam Grçki (Islam Grek) janë dy fshatra të lidhura me qytetin e Zadarit, popullsia e të cilëve përbëhet plotësisht nga të krishterë katolikë dhe ortodoksë.

Këto fshatra  ku popullsia është e krishtere dhe emërtimi është ‘Islam” janë të vetmet vendbanime në Europë  të këtij lloji.

Emri “Islam”, i cili është ruajtur nga fshatrat për katër shekuj, është trashëgimi e periudhës osmane, ndërsa vazhdon të ruhet në mes të Evropës edhe sot.

Largësia mes dy fshatrave ështëvetëm 3 kilometra, ndërsa në Islam Latinski, ku gjendet një faltore e vjetër e rrënuar islame dhe në rrugët e të cilit mbizotëron heshtja, jetojnë 280 të krishterë, shumica e të cilëve janë katolikë.

Në Islam Grçki jetojnë 200 persona, shumica e të cilëve janë ortodoksë.

Fati i këtij rajoni, i cili gjendet 20 kilometra larg Zadarit, qytet në bregdetin e Adriatikut, ndryshoi në vitin 1547 kur hyri nën administrimin osman.

Ky vend, i cili u shndërrua në rajon kufitar në perëndim të shtetit osman, u emërtua “Saddislam” (Muri Islam). Rajoni, popullsia e të cilit në atë periudhë ishte me shumicë muslimane, u bënë të krishterë me rimarrjen e rajonit nga Venediku në vitin 1647.

Si pasojë e mosmarrëveshjeve të shekullit të 18-të mes katolikëve dhe ortodoksëve, ky rajon ndahet në dy pjesë, “Islam Latinski” dhe “Islam Grçki”.

Duke ruajtur emrin “Islam” edhe përkundër faktit se në atë rajon nuk ngelën muslimanë, katolikët fshatit të tyre i shtojnë fjalën “Latin”, kurse ortodoksët fjalën “Grek”.

Konflikti mes katolikëve dhe ortodoksëve paraqitet si arsyeja kryesore për ruajtjen e emrit “Islam” të fshatrave, të cilat pas periudhës osmane kanë qenë të administruara nga shtete të ndryshme, ndërkohë që së fundi ishin të përfshira dhe në luftërat me baza fetare në vitet 90-të.

Njerëzit nuk pranuan ndërrimin e emrave

Historiani Damir Magas, i cili e informoi gazetarin e Anadolu Agency (AA) rreth të kaluarës së fshatrave, bëri të ditur se me ardhjen e osmanëve, rajoni është shndërruar në një vend më të fuqishëm dhe më të madh, duke shtuar se pak kilometra pas kufirit të Saddislamit, niste kufiri i Venedikut.

Magas më tej theksoi se në atë periudhë shumica e popullsisë përbëhej nga muslimanët, por se kishte dhe pak ortodoksë dhe katolikë. Megjithatë, meqë ishte rajon kufitar, popullsia ishte në numër të vogël.

Ai gjithashtu pohoi se pas përfundimit të periudhës osmane në rajon, muslimanët kanë emigruar nga rajoni dhe se këtu janë vendosur katolikë dhe ortodoksë të sjellë nga rajonet e brendshme të vendit.

“Deshën të vendosin ndonjë emër para kohës së osmanëve, megjithatë njerëzit nuk e pranuan këtë. Njerëzit nuk duan të ndryshojnë diçka që është qindravjeçare”, u shpreh Magas, duke vënë në dukje se në të kaluarën, disa persona kanë kërkuar që të ndërrohen emrat e fshatrave Islam Latinski dhe Islam Grçki.

Magas gjithashtu theksoi se prezenca e emrit “Islam” në emrat e fshatrave, është dhe një tregues i tolerancës në vend.

Ka shtëpi turke dhe faltore

60-vjeçari Marko Vanjak, i cili jeton në fshatin Islam Grçki, duke bërë të ditur se të moshuarit kanë rrëfyer se shtëpitë e fshatit janë “shtëpi turke” dhe se këtu kanë jetuar edhe turq, shtoi se në fshat ka ende shtëpi dhe varreza të turqve, të ngelura që nga periudha osmane.

Vanjak poashtu tregoi dhe se një shtëpi e braktisur në fshat, dikur është përdorur si faltore islame.

“Kjo shtëpi që shihni dhe shtëpia ku kam lindur unë janë afro 500-vjeçare. Dikur kjo është përdorur edhe si faltore. Pranë faltores ka pasur edhe dhomë për mysafirë”, tha ai.

Populli ka emigruar gjatë luftës serbo-kroate

Vanjak e cilësoi si jo të duhur faktin që disa prej personave të cilët nuk e pranojnë mirë faktin se në emrin e fshatrave përdoret fjala “Islam” janë përpjekur të ndryshojnë këto emra.

“Unë kam lindur këtu, ky është emri i fshatit tim. Nuk ka asnjë problem që në emrin e fshatit të jetë fjala ‘Islam’, shtoi Vanjak.

Ai gjithashtu theksoi se raportet mes dy fshatrave ndryshojnë varësisht se kush e udhëheq vendin dhe se përgjithësisht raportet janë të mira sado që herë pas here ekzistojnë tensione.

Duke pohuar se tani në fshatin e tyre jetojnë edhe ortodoksë, Vanjak shtoi se më parë në fshat kanë jetuar një mijë e 500 persona, kurse gjatë ndarjes së Jugosllavisë dhe luftimeve mes kroatëve dhe serbëve, në fshat kanë ngelur vetëm 200 persona të cilët në përgjithësi janë të moshuar.

Nga ana tjetër, 68-vjeçari Srecko Salen nga fshati Islam Latinski për AA tha se është lindur e rritur në këtë fshat dhe se familja e tij kanë ardhur këtu nga Dubrovniku pas shkuarjes së osmanëve nga rajoni.

Salen theksoi se shumica e njerëzve në fshat janë katolikë dhe shtoi se në luftën e fundit shumë persona kanë shkuar si refugjatë në vende të tjera dhe si pasojë e kthimit të një numri të vogël prej tyre, fshati sot është i heshtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery11/02/2018 12:31

E para , nuke shkruhet dhe ase nuke shqiptohet ne shqip qyteti i Zadarit por , qyteti i Zares .Zadar eshte emertim dhe toponim i qytetit ne kroatishte .Ne shqip ky qytet emertohet si Zara sikur qe emrohen qytetet tjera , ne shqip Vijena kurse ne sllavishte Beq ose , ne shqip Shkupi ne sllavishte Skopje , Selaniku ( Solun) , Shodra ( Skadar ) , Vlora ( Valona ) Durresi ( Draq) , Peja ( Peq ) , Rroma ( Rim ) etj etj . Edhe sot egziston lagjeja e qytetit qe quhet " shtepite turke " ( turske kuce ) kurse afer kesaje lagjeja vazhdon lagjeja "kolovare". ( ose ne shqip , kalli varret ose kalli plaget ) Vete qyteti i Zares karakterizohet me nji kallderem preje guri te shtruar ne rrugicat e qytetit qe na kujtone kohrat e Imperise Otomane .Afer qytetit te Zares egziston nji qytetat tjeter me i vjetri ne rajon me emrin NIN dhe nji kishe shume e vogel e madhesise 15x10 m ne mese te qytetet Para kishes qendron nji permendore ku shkruan ne kroatishte emeri i GERGUR NINSKI ( ose ne shqip , NINI i GERGURIT ) Shume kroat emrin GERGUR mundohen ta lidhin me emrin GREGOR , qe eshte gabim sepse , prifti permendorja e te cilit qendron para kishes se vogel ne qender te qytetet NIN. vete e kishte ndertuar kishen e vogel me duar te veta duke gjendur ( ger ger ger ger ger ger ) guret qe kishte gjete aty afer nga mengjesit ne darke , nga edhe e kishte marre emrin GER GUR i NIN - it .Njerzit ne ato fshatra per rethe Zares dhe qytetezes NIN jane shume shume miqesor dhe aspak nuke dallojme prej njerezeve tjere miqesore, te krishter ose musliman shqiptar.Flasin gjuhen kroate por , te moshuarit e flasin edhe gjuhen arbereshe pikrishte ne fshatarat ISLAM LATINSKI ( Islami latin ) ose ISLAM GR?KI ( Islami grek ) ..... I shkruajta gjitha keto per lexuesit td syri.net ngase ne fillim te viteve te 70- ta , une pikrishte ne ato ane dhe fshatra per rethe Zares sikur jane , Zemunik ( ish baze e aviacionit ushtarak jugosllav sot , aviacionit kroat , ) pastaj Zaton , Borik dhe shume vende te bukuria te cilat i kisha kaluar ne sherbim. ushtarak

Shto koment

Denonco