Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

12 vite nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova

12 vite nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova

09:14, 21/01/2018
A+ Aa A-

Sot shënohet 12 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e 12-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani dhe tek familja Rugova, ndërkaq në ora 12:00 në Hotelin “Emerald” do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut.

Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery21/01/2018 09:37

Pusho ne paqe President historik i Kosoves Ibrahim Rugova . Te qofte i lehte dheu i Kosoves te cilen aqe shume e deshte , u flijove pet te dhe bere me re miren e mundeshme per te .Ata qe erdhen pase teje President ,nga Kosoven e shendruan ne nji lecke sepse , me mire ase nuke dijten e , ase nuke munden ngase , edhe niveli dhe surrati i tyre ishte nji lecke ...!

Shto koment

Denonco