FOTO-SKANDAL/ Pse hesht Thaçi dhe Haradinaj? Shefi i ish ‘UDB’ në Kosovë. Kush i dha leje?

FOTO-SKANDAL/ Pse hesht Thaçi dhe Haradinaj? Shefi i ish ‘UDB’ në Kosovë. Kush i dha leje?

18:57, 20/01/2018

Vrasja e politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç, ishte lajmi më i keq për Kosovën dhe rajonin gjatë kësaj jave.

Por ndërkohë që autoritet kosovare në bashkëpunim me ato partnere,por edhe një njësi e palës serbe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, ajo që ngre dyshime të mëdha, është prezenca e sigurimit serb këto ditë në Kosovë.

Ajo që tashmë me plot gojën mund të cilësohet një skandal i madh, është që në Kosovë ndodhet dhe shefi i shërbimit sekret serb, Bratislav Gasiç (personi me shigjetë të kuqe), i quajtur ndryshe BIA (Bezbednost Informativna Agencija).

E çuditshme prezenca e tij në Kosovën ndërkohë që nuk lejohet ardhja e një shefi të shërbimit të fshehtë në një vend tjetër.

Nuk e di se çfarë leje mund ti ketë dhënë Thaçi apo Haradinaj, shefit të zbulimit të fshehte të Serbisë, Bratislav Gasiç.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery20/01/2018 20:45

Thaci e Haradinaj heshten per ardhjen e shefit te UDB Vuciq ne Kosove per te njejtat arysye pse heshti Enver Hoxha kure erdhen Milladin Popoviqi e Dushan Mugosha ne Shqiperi ,Thaci e Haradinaj heshten per te njejtat arsye sikur heshti Fatos Nano kur u takua me Millisheviqin ne Krete dhe kure morri obligim ti likuidohej gjithe intelektualet shqiptar te Kosoves ,ne vecanti ata ushtarak te FARK - ut ne krye me Ahmet Krasniqin dhe Ibrahim Rugoven , heshten Thaci e Haradinaj per te njejtat arsye per te cilat heshten autoritetet shqiptare ne Shkodër kur prifti serb nga Mali i Zi , dite me pare do te deklaroje , " gjithe serbet te qohen ne kembe per te ia kethye Kosoven Serbise " ose , kure ambasadori serb ne Shqiperi , ne te njejten dite si prifti serb ortodoks ne Shkodër , do te deklaronte ne Tirane se " Kosova eshte Serbi , Kosova eshte toke serbe " etj.etj.etj. Ja pra disa arsye pse heshten autoritetet e Kosoves Thaci dhe Haradinaj per viziten e kryeshefit te UDB dhe presidentit serb , A.Vuciq ne Kosove ..ngase , sikur ne Shqiperi , qe nga koha e Luftes se II-te Botrore pra, nga koha e Enver Hoxhes e deri me sot, ashtu edhe ne Kosove , perfaqesuesit e shqiptareve ne nji menyre apo ne nji tjeter menyre jane mbeshtetur dhe zgjedhur nga UDB serbe andaj jane te shantazhueshem andaj , duhet te jene te degjueshem andaj , nga kjo arsye , keta pushtetar shqiptar kane per detyre te mose e hapin gojen por,duhet vetem te heshtin ...!

Shto koment