Vuçiç nis vizitën në Kosovë me një porosi për shqiptarët

Vuçiç nis vizitën në Kosovë me një porosi për shqiptarët

12:13, 20/01/2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka nisur vizitën në Kosovë nën masa të rrepta sigurie. Stacioni i tij i parë ishte, manastiri i Banjskës, ku ai foli edhe për mediat. Si një nga arsyet që u deklarua zyrtarisht për këtë vizitë të shpejtë të Vuçiçit në Kosovë ishte vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviç dhe pikërisht për këtë ngjarje ai foli së pari përpara gazetarëve.

Vuçiç kërkoi të punohet për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, duke shtuar se ky rast e ka trishtuar shumë Serbinë. Gjithashtu ai nëpërmjet mediave lëshoi  edhe një porosi për shqiptarët e Kosovës.

“I porosis shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve. Shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë dhe Metohi, për të siguruar përparimin e tyre ekonomik dhe për të gjetur mekanizma të reja për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t'u marrë me krimin dhe korrupsionin", tha Vuçiç

Presidenti i Serbisë, do të qëndrojë për vizitë njëditore dhe sipas axhendës së publikuar, pas vizitës në mnastirin e Banjskës, do të zhvillojë një takim në Fakultetin e Shkencave Teknike në Mitrovicën veriore, me përfaqësuesit politik dhe institucional të serbëve të Kosovës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment