Presidenti i Serbisë Vuçiç viziton sot Kosovën

Presidenti i Serbisë Vuçiç viziton sot Kosovën

08:08, 20/01/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë sot do të shkojë për vizitë në Kosovë, ku do të takojë serbët e Kosovës.

Vizita e tij vjen pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës. Vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen, por se  makina e djegur, e gjetur të martën pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë, e ka origjinën nga Serbia. Kështu ka konfirmuar, zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti. Po ashtu, kjo makinë, e ka zinxhirin e pronarëve në Serbi, ka thënë ai.

Kjo është axhenda e sotme e Vuçiçit:

Rreth orës 10:30 Aleksandar Vuçiq do të vizitojë manastirin Banjska.

Rreth orës 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Rreth orës 17:00 do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco