Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Qeveria e Kosovës nuk ka plan të veçantë për vizitën e Vuçiçit

Qeveria e Kosovës nuk ka plan të veçantë për vizitën e Vuçiçit

07:35, 20/01/2018
A+ Aa A-

Autoritetet e rendit në Kosovës thanë se nuk kanë ndonjë plan të veçantë lidhur me vizitën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Kosovë.

“Policia e Kosovës, si çdo herë, e bën përgatitjen e planit operacional për të ofruar siguri në të gjitha rastet e vizitave të gjitha delegacioneve të shteteve të huaja në Kosovë”, tha Baki Kelani zëdhënës i policisë, për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti serb do të qëndrojë të shtunën në Kosovë. Sipas njoftimeve të kabinetit të tij, Vuçiç do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve në veri të Kosovës, kurse në Llaplesellë do të zhvillojë një takim me qytetarë serbë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës e ka miratuar kërkesën që Vuçiç të vizitojë Kosovën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco