Mali i Zi, shpallet data për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale

Mali i Zi, shpallet data për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale

23:49, 19/01/2018
A+ Aa A-

Kryeparlamentari Ivan Brajoviç ka shpallur 15 prillin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi. Zgjedhjet për presidentin e shtetit i shpall kryetari i Parlamentit në pajtim me Kushtetutën e vendit.

Afati për zbatimin e veprimtarisë zgjedhore fillon me ditën e shpalljes së zgjedhjeve, kurse propozimet për president i dorëzohen Komisionit Zgjedhor të shtetit deri me 26 mars të këtij viti.

Për shpalljen e zgjedhjeve Brajoviç ka njoftuar edhe presidentin e shtetit Filip Vujanoviç dhe kështu do të veprojë edhe me institucionet relevante ndërkombëtare.

Kandidatët potencial për president të Malit të Zi duhet të grumbullojnë së paku 7 mijë e 932 nënshkrime përkrahëse. Në bazë të ligjit për zgjedhjen e presidentit, kandidaturë mund ta propozojë partia politike ose grupi i qytetarëve në bazë të nënshkrimeve të së paku 1.5 për qind të numrit të zgjedhësve të regjistruar.

Për president zgjidhet kandidati, i cili do të fitojë më tepër se gjysmën e votave të vlefshme të votuesve.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk e fiton këtë numër votash, atëherë mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve brenda 14 ditësh.

Siç parashihet me ligj, në rrethin e dytë të zgjedhjeve marrin pjesë 2 kandidatë të cilët në votimin paraprak kanë fituar numër më të madh të votave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco