Tentojnë të grabisin këmbimin valuator, plagosin rëndë një punëtor

Tentojnë të grabisin këmbimin valuator, plagosin rëndë një punëtor

15:26, 19/01/2018
A+ Aa A-

Katër persona të panjohur me maska dhe të armatosur kanë hyrë në një këmbim valute në Gjilan. Të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri, me ç’rast është plagosur rëndë një punëtor, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani nga Policia e Kosovës, i cili tha se punëtori është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Nga hetimet 4 persona të panjohur me maska dhe armë kanë hyrë në paradhomën e këmbimores, kanë hapur zjarr dhe kanë qëlluar një punëtor”, tha Hashani.

Punëtori ka pranuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Gjilanit, pastaj është dërguar për në QKU dhe është jashtë rrezikut për jetë, njoftoi Hashani për Express.

“Një veturë e të dyshuarve me tabela 01 është gjetur afër këmbimores ndërsa të dyshuarit nuk kanë grabitur asgjë. Ndërkaq që janë shkaktuar dëme materiale”, tha ai.

Policia po merret me rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco