Kosovë, të ikurit nga Vetëvendosja, gati partinë e re

Kosovë, të ikurit nga Vetëvendosja, gati partinë e re

13:43, 19/01/2018
A+ Aa A-

Pas përçarjeve më të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, ku janë formuar dy grupe kundërshtare, mediat në Kosovë  raportojnë se grupi anti-Kurt, ku përfshihen të gjithë ata që kanë dhënë dorëheqjen, do të formojnë një parti të re. Megjithëse deri më tani asnjë nga të larguarit e Vetëvendosjes nuk kanë dhënë një sinjal të tillë, mendiat vendase thonë se formimi i partisë, me shumë gjasa do të jetë nën drejtimin e ish kreut të Vetëvendosjes, Visar Ymeri. 

Pas përplasjeve më të fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje, hendeku mes dy grupeve të kësaj partie po thellohet gjithnjë e më shumë. Njëri grup është  rreshtuar krah ish-liderit Albin Kurti dhe tjetri përkrah ish-sekretarit Dardan Molliqaj, i cili po identifikohet si grupi anti-Kurt.

Dy blloqet kundërshtare, as në mbledhjen  e fundit nuk u dakordësuan për të gjetur një zgjidhje. Mediat në Kosovë raportojnë se krahu anti-Kurt pritet që të formojë së shpejti në parti të re. Burimet mediatike bëjnë të ditur se partia në fjalë me shumë gjasa do të quhet Alternativa Socialdemokrate dhe do të drejtohet nga ish-kryetari i LVV-së Visar Ymeri. Kjo parti e re pritet ti rrëmbejë Vetëvendosjes më shumë se 10 deputetë, pjesa dërmuese e të cilëve ka dhënë dorëheqjen nga pozitat drejtuese të Lëvisjes Vetëvendosje, shkruna ora news.

Mirëpo Zëri. Info  bën të ditur se formimi i partisë së re do të vijë pas përfundimit të procesit të zgjedhor brenda Vetëvendosjes. Të pyetur rreth kësaj çështjeje, deputetë të krahut anti-Kurt nuk kanë dhënë asnjë koment, megjithatë kanë pohuar se pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme, që do të mbahen ditën e dielë, atëherë do të japin detaje më të hollësishme se si do të veprojnë më tej. Ndërkaq deputetë të rreshtuar nga kandidati i vetëm për kryetar të LVV-së Albin Kurti, janë shprehur optimistë se mes dy krahëve do të arrihet pajtimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco