Kosovë, Shpend Ahmeti kundër platformës së Albin Kurtit  për vetvendsojen

Kosovë, Shpend Ahmeti kundër platformës së Albin Kurtit për vetvendsojen

10:55, 19/01/2018
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur rreth kandidimit të Albin Kurtit për kryetar të partisë.

Ahmeti ka thënë se nuk e përkrah platformën e prezantuar nga Kurti për funksionimin e VV’së në të ardhmen.

“Atë që e dëgjova si platformë prej Albinit, mu duk prapë pak si një rikrijim i Sekretariatit të Përgjithshëm - me shkollë politike, të gjatë, për 20 aktivistë. Ato shtyllat që i përmendi si duhet të jetë aktivisti, si nuk duhet të jetë”, ka thënë Ahmeti, në RTV Dukagjini.

“Është një formë e funksionimit që unë mendoj se nuk dallon prej Lëvizjes Vetëvendosje qysh ka qenë, para se të hyj unë, në atë se çfarë po tenton të krijojë”, është shprehur ai.

“Sepse, një grup i njerëzve aty mendojnë se mënyra më e mirë e ndryshimit është kur ke kështu ndryshime në mendime e unitet në aksion, pra të gjitha debatet t’i shterim jashtë, por ta krijojmë aktivistin si definicion”, ka thënë Ahmeti.

“Nuk pajtohem me atë platformë”, ka deklaruar kreu i Prishtinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco