Gjenerali i shërbimeve sekrete serbe: Vrasjen e Ivanoviç nuk e kryen shqiptarwt

Gjenerali i shërbimeve sekrete serbe: Vrasjen e Ivanoviç nuk e kryen shqiptarwt

20:40, 18/01/2018
A+ Aa A-

Gjenerali Miomir Stojanoviç, ish-drejtori i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë serbe dhe ish-kryetari i Komitetit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë, ka vlerësuar se pas vrasjes së politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç, me siguri nuk qëndron faktori shqiptar.

Deklarata e Stojanoviç është bërë për mediet serbe, raporton “Zeri.info”.

 “Vlerësimi im është se pas kësaj vrasjeje nuk qëndron faktori shqiptar, pasi ata mund ta vrisnin kur të donin, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Mendimi im është që kjo është vrasje me motive politike, ose vepër e grupeve kriminale në veri të Kosovës”, ka deklaruar Stojanoviç.

Vrasjen me motive politike ky i fundit e ka sqaruar se ka ndodhur në kohën kur kanë rifilluar bisedimet për Kosovën në Bruksel, ndërsa Ivanoviç ka qenë “shumë i respektueshëm mes komunitetit serb në Kosovë”, ka komentuar Gjenerali serb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco