Vrasja e Ivanoviç/Serbia jo në hetimin e çështjes, vetëm...

Vrasja e Ivanoviç/Serbia jo në hetimin e çështjes, vetëm...

16:31, 18/01/2018
A+ Aa A-

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Adelard Tahiri, ka konfirmuar qëndrimin se Serbia nuk do të lejohet të përfshihet në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviç.  Tahiri ka konfirmuar bashkëpunimin lidhur me rastin, por jo përfshirjen e autoriteteve serbe në hetimin e plotë të çështjes.

 “Në asnjë rrethanë ne nuk do të lejojmë kurrfarë përzierje në hetime të asnjë institucioni tjetër, pos ato të Republikës së Kosovës”, tha ministri.

Ministri Tahiri theksoi se me këto hetime do të merret policia e Kosovës dhe Prokuroria e Kosovës.

 “Ne do të pranojmë të marrim informacione edhe nga Serbia që çojnë në kapjen e autorëve, mirëpo jo përzierjen e saj në hetime. Ato i bëjmë vetëm ne”, u shpreh ministri Tahiri.

Në një deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme ritheksohet se akti i vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç, është absolutisht i papranueshëm dhe i pa tolerueshëm, prandaj akte të tilla meritojnë një përgjigjeje të menjëhershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco