Rritja e pagës për Haradinajn, deputetja e Vetëvendosjes: do ta çojmë në Gjykaten Kushtetuese

Rritja e pagës për Haradinajn, deputetja e Vetëvendosjes: do ta çojmë në Gjykaten Kushtetuese

14:27, 18/01/2018
A+ Aa A-

Më një vendim nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ia kishte ngritur pagën vetës çka u përcjellë me reagime të shumta e sidomos nga opozita.

Në kohen kur Kosova vuan nga papunësia e madhe e të rinjve, shëndetësia në nivelin më të pa kënaqshëm që nga pas lufta e me nivelin e arsimit jo të mirë, kryeministri i vendit i harron të gjitha dhe ia rrit pagës vetes deri në 3 mijë euro.

Lëvizja Vetëvendosje por edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, vazhdimisht kanë qenë kundër dhe mjaft të zëshëm për rritjen e pagave për kryeministrin dhe stafin e tij.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”,  ka thënë se pas dërgimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit vendimin e qeverisë për rritje pagash, Vetëvendosje do ta çojë këtë vendim edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Besoj javën e ardhshme do ta kemi të finalizuar dokumentin për të cilin na duhen 30 nënshkrime. Edhe AKK por edhe Gjykata Kushtetuese, duhet të shfuqizoj ketë vendim të paligjshëm, skandaloz dhe të padrejtë. Gjykata Kushtetuese ka një vendim te ngjashëm lidhur më ketë në kohen kur ka pezulluar nenet në ligjit për të drejtat dhe përgjegjësit e deputetit, nenë të cilat i kishte konsideruar në s’përputhje më standardet soci-ekonomike” ka thënë Haxhiu për “Bota sot”.

Deputetja Haxhiu ka thënë se është e padrejtë rritja e pagës nga 1 mijë në 3 mijë euro, në kohën kur në Kosovë ka shkallë të lartë të varfërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery19/01/2018 10:39

Po na ishin kone masllahat keta Haradinajt . Mose ndoshta para se te dergohen ne Gjykaten Kushtetuese keta shkeles te pacipte te ligjit znj.Albulena ,a mose u deshe ata te dergohen per sherrim ne ndonji institut neuropsikiatrik prestigjioz nderkombtar mundesishte , institut amerikan ..?

Shto koment

Denonco