Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Rumani/ Komisioni i Inspektimit Juridik ka nisur veprimet disiplinore ndaj Drejtueses së DNA(SPAK-rumun) Laura Koveshi

Rumani/ Komisioni i Inspektimit Juridik ka nisur veprimet disiplinore ndaj Drejtueses së DNA(SPAK-rumun) Laura Koveshi

22:18, 17/01/2018
A+ Aa A-

Media rumune njofton se këto ditë Zyra e Inspektimit Juridik ka nisur “veprimin disiplinor” kundër Kryeprokurores së Drejtorisë Kombëtare të Antikorrupsiomit(DND që është homologe e SPAK që do të ngrihet në Shqipëri) Laura Codruta Koveshi dhe zëvendësit të saj Marius Constantin Jacob për kryerjen e disa shkeljeve dhe parregullsive gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Ky akt i është dërguar Sektorit për çështjet disiplinore të prokurorëve në Këshillin e Lartë të  Magjistratëve (CSM) i cili do të hetojë dhe do të vendosë lidhur me shkeljet e dy prokurorëve.

Laura Koveshi është personi që ka ngritur akuza për korrupsion dhe firmosur urdhër arreste për figurat më të larta politike në Rumani, ndër të cilët ish-Kryeministri Nastase, ish-kryeministri Viktor Ponta dhe shumë ministra e biznesmenë të fuqishëm e drejtues medias të lidhur me politikanët e korruptuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco