Nipi i Oliver Ivanoviç: Nuk na intereson se kush e ekzekutoi, por...

Nipi i Oliver Ivanoviç: Nuk na intereson se kush e ekzekutoi, por...

18:12, 17/01/2018
A+ Aa A-

Për vrasjen e Oliver Ivanoviç, krim i ndodhur paraditen e së martës në Mitrovicë, ka reaguar edhe nipi i tij, i cili ka kërkuar hetime për rastin në fjalë.

Aleksander Ivanoviç  tha për mediat serbe se nuk i intereson kush e kreu vrasjen, por kush e ka porositur atë.

 “Kjo është një tragjedi  e tmerrshme për të gjithë ne. Të gjithë kemi qenë shumë të lidhur”, ka thënë Aleksander Ivanoviç, nipi i Oliverit.

Vrasja ka ndodhur dje rreth orës 08:10, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, para selisë së partisë së Iniciativës Qytetare -SDP.

Viktima u qëllua me 6 plumba nga një autoveturë, e cila më pas u gjet e djegur rreth 1 kilometër larg vendit të krimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco