Ish-Ambasadori holandez: Vrasja e Ivanoviç,Vuçiç mos derdhë lot krokodili...

Ish-Ambasadori holandez: Vrasja e Ivanoviç,Vuçiç mos derdhë lot krokodili...

16:24, 17/01/2018
A+ Aa A-

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar ashpër presidentin serb Aleksander Vuçiç, pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviç.

Bosch, përmes një postimi në Facebook, i ka thënë Vuçiçit që të mos derdhë lot krokodili për vdekjen e Ivanoviç, pasi sipas tij, ky i fundit ishte ndër të paktit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Presidenti serb në Kosovë.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës.

Sipas tij, me këtë rast, duhet të merret FBI.

Oliver Ivanoviç, politikani serb nga Kosova i dyshuar për krime lufte të kryera kundër civilëve shqiptar, së fundi kundërshtar  i Qeverisë Serbe, të udhëhequr nga Vuçiç, u vra mëngjesin e të martës.

Reagimi i plotë i Robert Bosch

Oliveri është i vdekur, njëri nga të vetmit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiç përmes Listës Serbe në Kosovë.

Ju lutem, zoti Vuçiç, mos derdhni lot krokodili,  duhet të pajtoheni me faktin se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës.

SHBA-të paralajmëruan për trazira dhe incidente gjatë javës së kaluar. Shpresojë thellë që FBI të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery17/01/2018 17:05

Egzakte z.Bosch , presidenti serb po derdh lot krokodili kurse lakejte e tij sikur Drecun , Vulin , Daciq etj, etj vetem lehin kur Vuciq i ndersen kahe Kosova dhe shqiptaret .E rendesishme eshte se Vuciq ka paralajmeruar se te shtunden me 20.01 dhe te diellen me 21.01 2018 do ta vizitoje Kosoven e qe ne përkthim nga serbishtjs ne shqip , do te thote se dorasi po kthehet ne vendin e krimit.Qeni besnik i Vuciq , Millovan Drecun , para se shefi i tij ta vizitoje Kosoven ,ende pa mbaruar hetimi nga hetuesia e Kosoves shpejtoi ta akuzoje kryeparlamentarin e Kosoves Kadri Vselin per vrasjen e Oliver Ivanoviq . Eshte shume indikative z.Bisch se ky atentat po ndodhe menjiher sa filluan bisedimet e nderprera mese Serbise e Kosoves ne Bruksel para 13 muajsh por , edhe pase paralajmerimit te ambasades Amerikane ne Kosove per pregaditjen e akteve teroriste ne Veri te Kosoves .Si duket , z.Bosch , Qendra e eksperteve ushtarak rus ne kazermen e Nishit ka filluar ti jape rezulltatet e para te destabilizimit te Kosoves dhe rajonit kurse , Vuciq mendon se do te mund te mbetet nji oaze e paqes ne flaket Ballkanit qe e ka ndezur vete , z.Bisch...edhe paraardhesi i dhe idhulli i madh i Vuciq , Tito kishte provuar ta mashtrojne Ameriken para shume dekadash por , edhe Britanije dhe Gjermanine dhe shume shtete perendimore duke dhene shenja drite te nga vetura e tije e quajtur jugosllavi se , done te levize ne te djathte kurse , timonin e vetures z.Bisch , kishte vazhduar pa nderpre ta rrotullonte ne te majte...epiloga dihet z.Bisch kurse , Vuciq jo qe nuk morri asnji mesim se si nuk duhej re vepronte dhe se si nuk u deshe ta perserite te njejtin gabim si Tito , ai veproi te kunderten , ftoi ne Serbi edhe ekspert ushtarak rus te cilet i vendosi ne kazermen ushtarake serbe te Nishit

Shto koment

Denonco