Ja çfarë thotë policia e Kosovës për vrasjen e Ivanoviçit, detaje

Ja çfarë thotë policia e Kosovës për vrasjen e Ivanoviçit, detaje

13:51, 17/01/2018
A+ Aa A-

Deri në këtë fazë janë intervistuar disa dëshmitarë si dhe janë pranuar disa informacione përmes kanaleve të sigurta të komunikimit, të vendosura për këtë qëllim nga Policia e Kosovës (përmes: nr. të telefonit konfidencial, e-mail adresa, facebook etj.)

 Është kryer obduksioni ku edhe kemi rezultatet preleminare, sidoqoftë jemi në pritje të raportit përfundimtar.

 Në kuadër të veprimeve hetimore është identifikuar një veturë e djegur, e tipit Opel Astra ngjyrë hiri, veturë e cila dyshohet të jetë e përfshirë në këtë rast. Gjithashtu kemi arritur të gjurmojmë në nivel vendi por edhe ndërkombëtar të dhënat lidhur me qarkullimin si dhe pronarin/poseduesin e kësaj veture.

 Të gjitha aktivitetet janë koordinuar dhe kryer nën autoritetin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

 Gjithashtu Policia e Kosovës paralelisht me veprime hetimore ka ndërmarrë masa në aspekt të shtimit të sigurisë, përfshirë shtimin e prezencës policore në disa lokacione të identifikuara si të ndjeshme, me qëllim të parandalimit të çfarëdo incidenti.

Policia e Kosovës kërkon edhe më tej bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve dhe falënderon të gjithë ata për informacionet e ofruara deri më tani në adresë të Policisë përmes kanaleve tani më të publikuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco