Kosovë, sot vendoset fati i Gjykatës Speciale, SHBA, nuk mund të ketë pandeshkueshmëri

Kosovë, sot vendoset fati i Gjykatës Speciale, SHBA, nuk mund të ketë pandeshkueshmëri

13:04, 17/01/2018
A+ Aa A-

Dita e sotme duket se do të jetë vendimtare për Kosovën, pasi do të diskutohet nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. 

Kryesia e Kuvendit pritej të mblidhej në orën 11:00 për ta futur në rend dite këtë çështje, por kjo mbledhje është paraprirë nga një takim urgjent në Presidencë.

Mësohet se në këto moment vijon ende takimi mes Presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe ambasadorëve të akredituar në Prishtinë.

Para këtij takimi ambasadori amerikanm Greg Delawie, në një konference për mediat tha se nisma për zhbërjen e Speciales është shembull i tmerrshëm.

"Kosova nuk mund të jetë shtet ku mbizotëron mosndëshkueshmëria ndaj shkeljeve të ligjit. Gjykata Speciale nuk është kundër ushtrive e as shteteve, por kundër individëve që kanë kryer krime gjatë luftës, qofshin ata shqiptarë apo të tjerë. Përpjekja për shfuqizimin e Speciales tregon interesat vetjake të disa individëve, andaj do t'ju nënshtrohen pasojave. Ata e dinë mirë këtë,"-tha ambasadori amerikan.

43 deputetët e shumicës qeverisëse nuk janë tërhequr nga nisma, pavarësisht presionit të fortë nga ana e partnerëve ndërkombëtarë. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë është kundër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco