Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Shefi i NATO shkon 2 ditë në Maqedoni

Shefi i NATO shkon 2 ditë në Maqedoni

11:39, 17/01/2018
A+ Aa A-

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot do të shkojë për vizitë dy ditore në Maqedoni. Pritet që i pari i NATO-së të ketë takim me presidentin Gjorge Ivanov, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, të Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe liderët e partive politike.
Nesër Stoltenberg do të ketë fjalim para deputetëve në Kuvend dhe do të mbajë konferencë të përbashkët me kryeministrin, Zoran Zaev, njofton Tetova.sot.

Fjalimin e tij do ta ndjekin edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët pas arrestimit të deputetëve nga rradhët e tyre kanë bojkotuar punën e kuvendit.
Kjo është vizita e parë e Stoltenberg në Maqedoni, ndërsa para tre viteve vendin e vizitoi paraardhësi i tij, Andres Fog Rasmunsen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco