Emri i Maqedonisë, Ahmeti: Shqiptarët nuk do të pranojnë emra që nuk përkojnë me historinë

Emri i Maqedonisë, Ahmeti: Shqiptarët nuk do të pranojnë emra që nuk përkojnë me historinë

11:38, 17/01/2018
A+ Aa A-

Kryetari i BDI-së në Maqedoni,  Ali Ahmeti në emisionin ”200” në Alsat-M ka folur për ngjarjet e fundit në vend, për Ligjin për gjuhët dhe për skenën politike në Maqedoni.

Ahmeti në mes tjerash në emision tha ”Shqiptarët nuk do të pranojnë emra që nuk përkojnë me historinë dhe me pozitën e vendit. Shqiptarët nuk do të jenë indiferent në çështjen e emrit. Ky është vendi ynë, shteti ynë.”

”Pushteti i kaluar nuk ka pasur guxim t’i qaset seriozisht çështjes së emrit. Ky pushtet tani ka guxim dhe e ka parasysh vullnetin e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve për këtë problematikë” tha Ahmeti mes tjerash.

Ahmeti tha se vrasja e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç është vetëm një rast i izoluar dhe asesi nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet mes shteteve të Ballkanit. ”Shumë çështje e rajonit kanë hyrë në binarë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco