Lajmi i fundit

Sulmi i Ramës ndaj RAI-3, i përgjigjet drejtuesi i ‘Report’: Gjithçka që thamë është në letra

Kosovë, 550 vjet nga vdekja e heroit kombëtar Skënderbeu

Kosovë, 550 vjet nga vdekja e heroit kombëtar Skënderbeu

09:02, 17/01/2018
A+ Aa A-

Sot bëhen 550 vjet nga vdekja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Kjo ditë do të shënohet me aktivitetet të shumta në Kosovë, të cilat fillojnë me orën e parë mësimore në shkolla, ku nxënësve do t’u ligjërohet për Skënderbeun.

Nga ora 10:00 do të bëhen homazhe tek Shtatorja e Skënderbeut në Prishtinë, njofton Koha.tv.

Në ora 13:00, Komuna e Gjilanit bënë zbulimin e bustit te heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në sheshin kryesore të qytetit.

Po ashtu, në ora 16:00, Komuna e Gjilanit organizon akademinë e Flakës së Janarit 2018, që i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu dhe 50 vjetorit të protestave masive për flamurin kombëtar. Nga ora 18:00, Muzeu i Kosovës dhe Museum Illyricum në Zvicër, hapin ekspozitën me libra, pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet e 30-ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco