Maqedoni, Mijallkov dhe Jankulloska sot para gjykatës të akuzuar për përgjimet e paligjshme

Maqedoni, Mijallkov dhe Jankulloska sot para gjykatës të akuzuar për përgjimet e paligjshme

08:40, 17/01/2018
A+ Aa A-

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet gjykimi për lëndët “Fortesa-Shënjestra”, të cilat kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme që u publikuan nga LSDM.

Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, shkruanl Telegrafi.

Seanca e kaluar u shty me kërkesë të avokatit të Mijallkovit, Mile Petrovski, i cili tha se ka seancë tjetër gjyqësore, atë për biznesmenin Sead Koçan në lëndën “Trust”, e cila fillonte gjysmë ore para seancës kundër Mijallkovit dhe Jankulloskës.

Në këtë rast mes të akuzuarve është edhe Toni Jakimovski – ish-shef i kabinetit të Mijallkovit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco