Marko Gjuriç: Kam informacione për vrasjen e Ivanoviç...

Marko Gjuriç: Kam informacione për vrasjen e Ivanoviç...

23:58, 16/01/2018
A+ Aa A-

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka thënë se Qeveria e Serbisë ka pranuar informatat e para rreth vrasjes së Oliver Ivanoviç.

Gjuriç ishte i ftuar në një emision të Radio Televizionit të Serbisë (RTS), së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Dalibor Jevtiç.

“Minut pas minute ne po marrim informacione për vrasjen e Ivanoviç dhe po bindem se kjo vrasje nuk është kryer nga vendi jonë apo nga serbët e Kosovës. Ne kërkojmë që autoritetet e Kosovës menjëherë të gjejnë fajtorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë”, ka thënë Gjuriç për Radio Televizionin e Serbisë.

Sipas tij, objektivi pas kësaj vrasjeje është Serbia, stabiliteti i saj dhe e ardhmja.

 “Ai i cili e bëri këtë, ka bërë gjënë më të keqe për kombin tonë. Tani është shumë e rëndësishme që institucionet e Kosovës të japin përgjigje për atë që ne jemi duke kërkuar: ‘që Serbia të lejohet të marrë pjesë në hetim'”, tha Gjuriç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco