Vrasja e Ivanoviçit/ Deputeti përmend dy persona...

Vrasja e Ivanoviçit/ Deputeti përmend dy persona...

23:37, 16/01/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka theksuar se në Kosovë është vrarë një politikan i etnisë serbe, duke e bërë kështu shtetin më të ri në Evropë,  vendin e vetëm ku ndodh likuidimi i politikanëve.

Deda ka thënë se duhen pyetur institucionet e Kosovës se çfarë kanë bërë për ruajtjen e sigurisë në vend, kur ka pasur një paralajmërim nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për shtetasit amerikanë, që mos të vizitojnë veriun e Kosovës.

 “Janë dy njerëz, që lidhen me krimin dhe pushtetin në veri, që i përgjigjen Republikës së Serbisë direkt. A po hesht shteti i Kosovës për kriminalitetin që ekziston në veri?”, tha Deda.

Sipas tij, Ivanoviç më herët ka paralajmëruar se do ta formojë një parti politike, e cila nuk do t’i pëlqejë Serbisë, “e mënjëherë ka ardhur reagimi nga ministri serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili tha se vota për Ivanoviçin është vota kundër Qeverisë së Serbisë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco