Ekzekutimi i Ivanoviç/Studiuesja e krimeve të luftës: Ja kush e ka planifikuar...

Ekzekutimi i Ivanoviç/Studiuesja e krimeve të luftës: Ja kush e ka planifikuar...

20:42, 16/01/2018
A+ Aa A-

Ekzekutimi i Oliver Ivanoviç para zyrës së partisë së tij në Veri të Mitrovicës, është një vrasje politike dhe e planifikuar nga agjenturat e Serbisë për destabilizim të vendit. Kështu shprehet studiuesja nga Instituti i Krimeve të Luftës, Fetnete Ramosaj, e cila këtë krim e krahason me rastin “Panda” të vitit 1998.  Në një prononcim, ajo  thotë se në këtë vrasje mund të jenë të implikuara jo vetëm mekanizmat ekzekutiv të Serbisë, por edhe të Rusisë.

“Ekzekutimi i Oliver Ivanoviçit, është i njëjtë me ekzekutimin e 14 dhjetorit të vitit 1998, në lokalin“Panda” në Pejë, kur njësiti elit i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, JSO (Jedinice sa Specijalne Operacije/Njësiti për Operacione Speciale) i udhëhequr nga Millorad Ulemek – Legija, i likuidoi gjashtë të rinjtë serbë dhe në anën tjetër i fajësoi shqiptarët, gjë që u detyruan ta pranojnë organet më të larta të Serbisë, madje edhe vet Aleksandër Vuçiç,

Dallimi është vetëm te fakti se në rastin “Panda” Serbia i viktimizoi të rinjtë serbë, që nuk kishin ndonjë preçedent penal, ndërkaq në rastin e Oliver Ivanoviçit është ndryshe, sepse ishte person me të kaluar kriminale dhe dëshmitar shumë i rëndësishëm për zbardhjen e krimeve të të tjerëve, pra i dinte të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur për 15 vjet në pjesën veriore të Kosovës, dhe se kohët e fundit ka treguar mosdëgjueshmëri, ka kërcënuar se do të flasë për gjërat që i di dhe si i tillë ka paraqitur rrezik për klasën politike në Beograd”, ka thënë Ramosaj.

Më tej, ajo  ka shtuar se atentati i sotëm mund të përdoret nga Serbia për të arritur destabilizimin e gjendjes në Kosovë.

“Edhe para këtij akti,  gjendja e sigurisë në Mitrovicë ka qenë e paqëndrueshme. Ky atentat dihet se mund të përdoret nga Serbia për të arritur efekte të caktuara për destabilizimin e gjendjes në Kosovë, por edhe në përmasa të tjera, megjithëse motoja e vjetër e shërbimeve sekrete serbe “vrit, ik dhe fajëso të tjerët” tashmë është e vjetër. Pak a shumë, edhe pakica serbe në Kosovë ka filluar të vetëndërgjegjësohet se Beogradi i ka përdorur dhe viktimizuar ata për të arritur qëllimet e veta politike. Në këtë aspekt, është kuptimplotë dhe domethënës deklarimi i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, nga radhët e pakicës serbe në Kosovë, Rada Trajkoviç, i bërë për mediet serbe pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, “është e qartë se po kthehet koha e Ivan Stamboliçit”, gjë që nënkupton vrasjet politike të serbëve mes tyre”, ka shtuar ajo.

Ramosaj për Indeksonline ka thënë se në këtë ditë kur do të rifillonte dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, Beogradi zyrtar do ta përdorë si mjet presioni ndaj palës shqiptare e ndërkombëtare për të arritur përfitime.

“Për vet faktin se kjo vrasje u krye në ditën e parë kur do të rifillonte dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, dhe tërheqja nga bisedimet me pretekst të kësaj vrasjeje, duhet pasur parasysh se Beogradi zyrtar do të tentojë ta përdorë për destabilizim dhe si mjet presioni ndaj palës shqiptare dhe ndërkombëtare, për të nxjerrë më shumë përfitime nga dialogu, duke bërë presion edhe për rikthimin zyrtar të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës dhe në viset e tjera të banuara me shumicë serbe. Edhe në vitin 2004, me vrasje filluan trazirat në Kosovë, vetëm se atëherë viktima ishin tre fëmijë shqiptarë”, ka përfunduar ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco