Miku i Oliver Ivanoviç rrëfen takimin e fundit: Ja për çfarë biseduam...

Miku i Oliver Ivanoviç rrëfen takimin e fundit: Ja për çfarë biseduam...

19:47, 16/01/2018
A+ Aa A-

Oliver Ivanoviç, lider i Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri,demokraci, drejtësi’, i cili u vra mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, nuk ka shprehur ndonjë shqetësim apo frikë në ditët e fundit. Kjo të paktën sipas dëshmisë së dhënë nga Millorad Arlov, i cili ka qenë ndër miqtë e Ivanoviç.

Arlov ka folur për ‘Blicin’, pas ekzekutimit të Ivanoviç, ndërsa është shprehur se pavarësisht nga kombësia apo qasja politike e atij që inkurajoi vrasjen, ka kryer një krim të tmerrshëm dhe ka shkaktuar një dëm të madh për serbët në Kosovë.

Arlov njihej si një nga miqtë e Ivanoviçit për vite me rradhë, ndërsa ka rrëfyer se kishte takuar viktimën katër ditë më parë në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

“Oliver ishte i qetë, shumë i qetë, nuk përmendi ndonjë kërcënim apo frikë. Biseduam për gjëra të zakonshme, punë dhe familje. Ai gjithashtu foli për përgatitjet për zgjedhje, por nuk përmendi se kishte probleme për shkak të partisë dhe angazhimit të tij politik”, ka shtuar Arlov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco