Vrasja e Ivanoviç/ Ja rezultatet e autopsisë...

Vrasja e Ivanoviç/ Ja rezultatet e autopsisë...

19:15, 16/01/2018
A+ Aa A-

Përfundon autopsia e trupit të pajetë të kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe (SPD), Oliver Ivanoviç, i cili u vra sot në mëngjes në veri të Mitrovicës.  Ekspertët mjekoligjorë në trupin e tij kanë gjetur gjashtë predha nga një armë e vogël,

Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës. Më herët gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, konfirmoi se dy prokurorë nga kjo prokurori kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës.

Policia e Kosovës njoftoi më herët se ofronte një shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacione lidhur me kryerësit e vrasjes së Oliver Ivanoviç.

Oliver Ivanoviç mund të varroset në Beograd, me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij, transmeton Tanjug duke iu referuar burimeve të afërta me familjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco