Vrasja e liderit serb/ Berat Buzhala: Ku ku për ne..

Vrasja e liderit serb/ Berat Buzhala: Ku ku për ne..

17:44, 16/01/2018
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti i njohur kosovar, Berat Buzhala,e ka cilësuar një tragjedi si për Kosovën ashtu dhe për Serbinë, vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Me anë të një postimi në Facebook, Buzhala shkruan se kjo është një fatkeqësi për të dy vendet. Sipas tij këtë akt e kanë bërë ata që duan të krijojnë trazira mes dy vendeve.

Ja postimi i Buzhlës:

M’falni, ama seriozisht nuk e di kush e ka vra Oliverin. Thjeshte e di qe kjo nuk eshte mire per Kosoven.

Perndryshe, javeve te fundit disponim per me destabilizu Kosoven ka pase edhe ne Prishtine, qaq sa ka pase edhe ne Beograd.

Njana prej menyrave me ardhe deri te destabilizimi eshte permes atentateve. Pastaj se kush e ngreh kamben e alltise ka shume pak rendesi.

Kuku per neve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco