Greqia ‘del nga kriza’, parlamenti miraton paketen e re të reformave

Greqia ‘del nga kriza’, parlamenti miraton paketen e re të reformave

15:15, 16/01/2018
A+ Aa A-

Parlamenti grek ka aprovuar me shumicë votash, 154 nga 295 deputetë të pranishëm në sallë, projektligjin me parakushtet për vlerësimin e tretë dhe të fundit të programit të ndihmës dhe të reformave fiskale që kreditorët e huaj i kërkojnë Athinës, si kushte për vazhdimësinë e ndihmës financiare.

Projektligji i ri ka në thelb dispozita të reja për grevat, përfitimet në të ardhura për fëmijët, si dhe ankandet për shtëpitë me kredi të papaguara.

Kryeministri Tsipras, bashkë me ministrat e kabinetit të tij, kanë deklaruar se votimi i këtyre reformave, të fundit në llojin e tyre, është vendimtar për daljen e vendit nga kriza, ndërsa opozita ka theksuar se ato shkatërrojnë ekonominë dhe shoqërinë greke dhe nuk sjellin fundin e krizës, siç pretendon qeveria.

“Debati dhe votimi i sotëm, mbyllin një cikël të gjatë dhe të vështirë. Sepse në thelb përfundon aspekti legjislativ i kushteve paraprake të nevojshme për përfundimin e vlerësimit të tretë të programit të ndihmës. Dhe të gjithë e dinë se me këtë votim ndodhemi shumë pranë fundit të programit dhe memorandumeve të ndihmës”, u shpreh Alexis Tsipras, Kryeministri i Greqisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco