Vuçiç: Kërkojmë që Serbia të marrë pjesë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviç!

Vuçiç: Kërkojmë që Serbia të marrë pjesë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviç!

13:38, 16/01/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë se i ka dërguar një kërkesë, autoriteteve shtetërore të Serbisë që të marrin pjesë në hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviç,sipas Kurir, citon Syri.net.

“Për Serbinë, kjo vrasje është një akt terrorist dhe në këtë mënyrë do të shikohet. Një letër i është dërguar tani trupave të EULEKS dhe UNMIK me kërkesën tonë që autoritetet zyrtare serbe të marrin pjesë në hetimin e ngjarjes.

I kam premtuar bashkëshortes së z.Ivanoviç këtë mëngjes se shteti do të veprojë dhe ne do t’i gjejmë vrasësit, sepse aty ka shumë pika më rëndëi. Vrasja nuk ka ndodhur në një territor që ne mund ta kontrollojmë, ne nuk jemi në gjendje të hetojmë menjëhërë, por duhet të presim reagimin  e organeve të tjera, “ tha Vuçiç./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EVROPE MOJ!16/01/2018 15:59

Kosoves iu dha rasti dhe shansi te ishte Shtet, E pavarur dhe me ca perpjekje edhe e Bashkuar me Shqiperine; por Ajo gjate ketyre viteve i refuzoi keto shanse dhe rastin e shfrytezoi per Korrupsion dheVjedhje! eshte KOHA TE kethehet nen SERBI!

Shto koment

Denonco