Zëdhënësja e BE, Koçijançiç: Të zbardhet vrasja e Ivanoviç, palët të tregojnë qetësi

Zëdhënësja e BE, Koçijançiç: Të zbardhet vrasja e Ivanoviç, palët të tregojnë qetësi

12:12, 16/01/2018
A+ Aa A-

Vrasja e liderit të iniciativës qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" në Kosovë, Oliver Ivanoviç ka sjellë reagimin e Bashkimit Europian.

Zëdhënësja e BE, Maja Koçijançiç tha Bashkimi e dënon me forcë vrasjen e politikanit serb dhe kërkon që autorët të dalin sa më shpejt përpara drejtësisë.

Koçijançiç u shpreh se BE u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë qetësi dhe përmbajtje.

Bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian janë pezulluar pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco