Vrasja e Ivanoviçit, dëshmitarët nuk u dëgjuan të shtëna

Vrasja e Ivanoviçit, dëshmitarët nuk u dëgjuan të shtëna

12:09, 16/01/2018
A+ Aa A-

Kolegia nga partia dhe bashkëpunëtorja e Oliver Ivanovic’it, Ksenija Bozovic thotë se askush nuk i ka dëgjuar të shtënat kur është vrarë Ivanovic dhe ka shtuar se e ka gjetur para zyrave të partisë fqinja e cila ishte duke u kthyer nga dyqani.

“Përgatitesha të shkojë në punë. Sekretarja ishte në zyrë. E ka gjetur fqinja e parë e cila kishte dalë të blejë bukë dhe kthehej nga dyqani. E ka parë të shtrirë para zyrës”, ka thënë Bozovic.

Pastaj, siç thotë, fqinja e ka lajmëruar sekretaren e cila e ka thirr emergjencën

“Gjithçka kishte ndodhur për dy, tre minuta. Nuk janë dëgjuar të shtënat… nëse janë katër, pesë plumba në të, janë gjetur tre gëzhoja”, ka thënë ajo.

E pyetur a ka pasur kërcënime për Ivanovic’in, Bozovic ka thënë se bashkëpunëtorët e tij nuk kanë ditur për këtë dhe se ai ishte njeri i cili i mbronte të tjerët dhe se kurrë nuk është ankuar.

“Asgjë nuk kemi ditur, por se vet situata si është zhvilluar, burgu, pastaj lirimi nga burgu, zgjedhjet… Në mes dite ta qëllosh njeriun i cili ishte nisur në punë. Njerëzit janë të shqetësuar. Nuk di se çfarë të them”, ka thënë Bozovic

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco