Haradinaj dënon vrasjen e Ivanoviç, po përdoret politikisht për bllokimin e dialogut Serbi - Kosovë

Haradinaj dënon vrasjen e Ivanoviç, po përdoret politikisht për bllokimin e dialogut Serbi - Kosovë

11:46, 16/01/2018
A+ Aa A-

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë. Në një reagim në facebook, Haradinaj e konsideron akti kriminal.

Gjithashtu ai thotë se ky akt tragjik po përdoret për qëllime ditore të politikës me qëllim bllokimin e procesit të normalizimit të marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë.

Reagimi i Ramush Haradinajt në faqen e tij ne rrjette sociale

Vrasja e Oliver Ivanoviqit në rrethana të pasqaruara dhe motive të panjohura, është akt kriminal dhe i dënueshëm!

Shfrytëzimi i këtij akti tragjik për qëllime të politikës ditore, madje edhe për të bllokuar proceset që për qëllim kanë normalizimin e marrëdhenieve ndërmjet dy shteteve, është kundër logjikës dhe frymës së bashkëpunimit!

Kosova mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, si dhe e përcaktuar fuqishëm në rrugën e vet euro-atlantike.

Institucionet tona do të bëjnë krejt çka është në dorën e tyre që të zbardhet kjo vrasje, dhe në asnjë situatë nuk do ta pranojnë logjikën e kalkulimit të akteve kriminale për qëllime politike nga kushdoqoftë!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco