Flet mjeku që tentoi t’i shpëtojë jetën Ivanoviçit: Kishte 5 plagë në gjoks

Flet mjeku që tentoi t’i shpëtojë jetën Ivanoviçit: Kishte 5 plagë në gjoks

11:26, 16/01/2018
A+ Aa A-

Drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviç, ka dhënë një deklaratë lidhur me vdekjen e Liderit të Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri,demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviç.

Sipas tij ndërhyrja për të shpëtuar atë ka zgjatur nga ora 08:30 deri në ora 09:15.

Siç tha ai, u ndërmorën të gjitha masat e nevojshme të shpëtimit, por nuk u arrit të shpëtohej dhe vdekja u konfirmua në ora 09:15, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu shtoi se Ivanoviç kishte lëndime të marra në afërsi të gjoksit, kishte pesë plagë nga një armë zjarri saktësisht në pjesën e sipërme të gjoksit. Sipas tij ishte pikërisht dobësimi i zemrës, problemi kardiak që nuk e la atë t’i rezistojë plagëve të marra.

Ivanoviç u gjet i vrarë  para zyrës së tij në Mitrovicë për të cilën vrasje avokati i tij, Nebojsha Vlajiç tha se ishte një frikë e tmerrshme në momentin kur morën vesh për vdekjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco