Detaje nga sulmi ndaj liderit serb në Kosovë, një vit më parë atij i dogjen makinen

Detaje nga sulmi ndaj liderit serb në Kosovë, një vit më parë atij i dogjen makinen

10:15, 16/01/2018
A+ Aa A-

Sipas njoftimeve paraprake ai eshte qëlluar me armë derisa po hynte në zyrat e partisë së tij në Mitrovicë.

Sipas informatave jozyrtare, Oliver Ivanoviç u transportua menjëherë në spital, derisa rrugës nuk i rezistoi plagëve dhe ndërroi jetë.

Ndihma urgjente u thirr nga një fqinjë që shkoi për të blerë bukë.

Sipas Ksenija Bozovic nga GI SDP, policia gjeti tre predha para zyrës. Sipas dëshmitarëve një njeri i panjohur deri më tani për policinë ka gjuajtur drejt tij.

Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj tij.

Në vitin 2017 atij iu dogj vetura në qendër të Veriut të Mitrovicës. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco