VIDEO e dhimbshme/ 19 vjet nga masakra në Reçak, kjo video do t’jua copëtojë zemrën

VIDEO e dhimbshme/ 19 vjet nga masakra në Reçak, kjo video do t’jua copëtojë zemrën

12:32, 15/01/2018
A+ Aa A-

Masakra e 15 janarit e vitit 1999, njihet si ngjarja e cila ndryshoi fatin e Kosovës gjatë luftës së fundit.

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.

Në atë ditë në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Të nesërmen më 16 janar, kishin arritur edhe mediet ndërkombëtare të cilat përcollën pamjet që tmerruan gjithë botën, ndërsa një nga pamjet më të dhimbshme ishte ajo e një fëmije, i cili shihet duke qarë teksa sheh familjarët e tij të vrarë, shkruan Magazina.al.

“S’kem çka me ba o bab”, dëgjohet duke thënë disa herë me dhimbje fëmija i filmuar nga mediet e huaja, ashtu siç shihet edhe në këto pamje më poshtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco