Greqi, sot grevë e transportit, kundër masave shtrenguese për daljen nga kriza

Greqi, sot grevë e transportit, kundër masave shtrenguese për daljen nga kriza

09:29, 15/01/2018
A+ Aa A-

Greqia do të paralizohet sot nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe, e dyta që nga e premtja.

Asnjë nga mjetet e transportit nuk do të funksionojë, gjë që pritet të shkaktojë një kaos të vërtetë për trafikun e kryeqytetit Athinë.

Në grevë do të përfshihen edhe kontrollorët e trafikut ajror. Shumë fluturime të linjave të brendshme nuk do të kryhen sot, ndërdsa do të ketë ndryshime orari për dhjetra linja të tjera, përfshirë ato ndërkombëtare.

Greva e re do të zhvillohet në ditën që parlamenti grek do të ftohet të votojë paketën e masave të reja shtrënguese, si kusht për çlirimin e kësteve të mbetura nga 86 miliardë eurot që kanë ofruar kreditorët ndërkombëtare për shpëtimin e vendit.

Greva organizohet nga dy unionet më të mëdha sindikale në vend që përfshijnë punonjësit e sektorit publik dhe të atij privat.

Sindikalistët nënvizojnë se paketa e re e masave “do të shpërbëjë edhe ato mbetje të pakta të shtetit social që kishin shpëtuar gjatë viteve të krizës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco