Maqedoni, sot pritet ratifikimi i marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë

Maqedoni, sot pritet ratifikimi i marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë

09:11, 15/01/2018
A+ Aa A-

Sot pritet ratifikimi i marrëveshjes së shumëpritur të fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Kjo marrëveshje është në rend dite të mbledhjes së 30-të të Kuvendit të Maqedonisë. Përveç kësaj, në rend dite janë edhe ligjet reformatore për përgjimet, ligjet për administratë, ligji për amnesti, etj.

Gjithashtu, Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Velikov Petrov do të prezantojë programin dhe prioritetet e kryesimit bullgar të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Seanca do të mbahet në prani të anëtarëve të përfaqësive diplomatike-konsulare, organizatave ndërkombëtare dhe deputetëve.

Përndryshe, Bullgaria e ka marrë kryesimin e KiE-së nga 1 janari i këtij viti, e deri më 30 qershor. Maqedonia pret shumë nga ky kryesim bullgar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco