Prishtinë, ndërron jetë poeti dhe profesori Basri Çapriqi

Prishtinë, ndërron jetë poeti dhe profesori Basri Çapriqi

08:42, 15/01/2018
A+ Aa A-

Të dielën, një ditë pa mbushur 58 vjet, pas një sëmundjeje të rëndë ka vdekur poeti i njohur dhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Basri Çapriqi

I lindur më 15.01.1960, në Anë të Malit, Ulqin, Çapriqi ishte profesor i Letersisë Shqipe, Gazetarisë, Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare në Universitetin e Prishtinës. Ai ka lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijë.

Që në moshën studentore ai është bërë pjesë e botës së letrave dhe është dalluar si një krijues me një individualitet të vetin të qartë poetik.

I ndjeri ishte një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ka udhëhequr PEN Qendrën e Kosovës, dhe ka botuar më shumë se 100 studime e artikuj nëpër revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendi.

Është përfshirë në dhjetra antologji të poezisë në gjuhë të huaja (polonisht, rumanisht, gjermanisht, kroatisht, maqedonisht, anglisht, frengjisht, arabisht, japonisht, koreane).

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco