Isa Mustafa në gjendje të rëndë shëndetësore. Detajet

Isa Mustafa në gjendje të rëndë shëndetësore. Detajet

18:21, 14/01/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, megjithatë ai është jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve, Mustafa vuan nga një sëmundje, e cila nuk e lejon atë që të lëvizë, dhe për këtë i duhen muaj të tërë rehabilitimi.

Mjekët dyshojnë se Kryetari i LDK’së është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”. Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë në moshë të thyer, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lërë pasoja.

Ish-Kryeministri Isa Mustafa ka një javë që ndodhet në Spitalin Amerikan në Prishtinë

Ndërkohë që mjekët janë duke kërkuar shkakun e kësaj gjendjeje, ndërsa dyshoojnë se ajo që po kalon Mustafa është një sindromë shumë e rrallë.

Mjekët dyshojnë që Mustafa mund të jetë prekur edhe nga “Guillain-Barré syndrome” (GBS).

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.

Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco