'Të zbardhen vrasjet politike të pasluftës në Kosovë'

'Të zbardhen vrasjet politike të pasluftës në Kosovë'

07:24, 13/01/2018
A+ Aa A-

Deklaratat e Shkumbin Mehmetit, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, tronditën opinionin me disa fakte për vrasjet e pandriçuara të pasluftës, për të cilat ai përmendi edhe emra që fillojnë nga dhënësit e urdhrave e deri te ekzekutuesit.

Familjarë të personaliteteve të vrarë gjatë luftës dhe pas përfundimit të luftës kanë kërkuar nga organet e hetuesisë dhe të drejtësisë që sa më shpejt të fillojnë hetimet për zbardhjen e rasteve dhe vënien e fajtorëve para drejtësisë.

Lidhur me këtë temë Express ka kontaktuar familjarë të të vrarëve, emrat e të cilëve u lakuan në emision.

Familjet Zemaj, Tolaj dhe Haklaj kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, në të cilën  shprehin tronditjen e tyre nga pretendimet e dëshmitarit.

“Ashtu si është tronditur mbarë opinioni publik, edhe familjet tona janë tronditur thellë nga deklaratat dhe pretendimet e këtij dëshmitari, njëherësh i dënuar për krime të kryera si pjesë e një grupi kriminal, po ashtu i apostrofuar si pjesë e ndërmarrjes së krimeve ndaj familjarëve tanë, Tahir, Hasan, Enis Zemaj dhe Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj”, thuhet në deklaratë.

Ata gjithashtu shprehen të shqetësuar nga neglizhenca e zyrtarëve të shtetit karshi deklaratave dhe pretendimeve të Mehmetit dhe kanë bërë thirrje për prokurorinë që të merren seriozisht me këto dëshmi.

Për Gazetën Express ka folur djali i Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj, që ka bërë të ditur se ka parë mbrëmë emisionin. Ai ka thënë se emrat e mbiemrat e hetuesve dhe prokurorëve për të cilët u fol specifikisht mbrëmë janë tërhequr, sepse u ka munguar guximi për të hetuar vrasjet me motive politike.

Hajdaraj e ka kritikuar edhe prokurorinë, duke thënë se në përvjetorin e 16 të vrasjes të ish-deputetit të Kosovës, nga prokuroria nuk ka ende asnjë detaj që sjell dritë mbi këtë vrasje.

Ai ka folur edhe për emrat që janë përmendur nga dëshmitari, duke kritikuar edhe emrat që u fshehën nga realizuesit e emisionit.

“I njoh vetëm Ibrahim e Qerim Kelmendin, të cilët pretendojnë që janë themelues të LPK-së (Lëvizja Popullore e Kosovës) dhe më vonë të UÇK-së. Disa emra u fshehën nga realizuesit e emisionit, jam shumë kurioz me ditë kush janë ata. Le të vlejë parimi i njejtë. Ndërsa, për dëshmitarin kam dëgjuar edhe me herët , sepse e ka pasë nje intervistë publike ( më duket në vitin 2012?) në një gazetë ditore” tha ai.

Shpresa e fundit për familjen Hajdaraj mbetet Gjykata Speciale,  së cilës i kanë bërë edhe thirrje publike për ndriçim të këtyre rasteve.

Dje (e enjte), në 19 vjetorin e vrasjes së veprimtarit të LDK-së, Enver Malokut, ka folur për Express edhe vajza e tij, deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku.

Maloku ka kërkuar që të zbardhen vrasjet politike dhe ka shfaqur shpresën se Gjykata Speciale do ta trajtojë këtë rast, meqenëse hyn në juridiksionin e saj. Ajo nuk i ka komentuar hipotezat se kush mund të jetë vrasësi i babait të saj, pasi, sipas saj, kjo është çështje e organeve shtetërore.

Express ka tentuar të kontaktojë edhe familjarë të Xhemail Mustafës, por ata nuk kanë pranuar të prononcohen lidhur me këtë temë.

Ndryshe, mbrëmë në Klan Kosova është transmetuar rrëfimi i dëshmitarit të Prokurorisë Speciale të kosovës, Shkumbin Mehmeti, për veprimtarinë e një grupi të njerëzve që sipas tij kanë kryer disa nga krimet më të rënda në Kosovën e pasluftës, përfshirë edhe vrasjet e disa personaliteve politike e publike.

Dëshmitari Mehmeti i ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë. Krahas shumë emrave të përmendur, Mehmeti e ka akuzuar edhe policin Fadil Syleviçi si të përfshirë në shumë vrasje.

Ai ka thënë gjithashtu se Ibrahim dhe Qerim Kelmendi kanë dhënë urdhër për vrasjen e deputetit të LDK-së Smail Hajdaraj dhe të Tahir Zemajt.

Sipas tij, vëllezërit Kelmendi e kanë ngarkuar Florim Ejupin me detyrë për vrasje të deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit, mirëpo plani për vrasjen e tij ka ngecur.

Ndër të tjera, sipas tij, vrasja e veprimtarit të LDK-së, Xhemail Mustafës, është kryer nga Agron Sylejmani.

Dëshmitari e ka përmendur si të përfshirë në vrasjet e pasluftës edhe vëllain e Lahi Brahimajt, ish-deputetit të Kuvendit, nga radhët e AAK-së.

Mehmeti është i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasjen e policëve të UNMIK-ut dhe për pengmarrje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery14/01/2018 01:44

Cfare nuke jane ne gjendje te bejne njerzit si Batoni .Per qellime te faktorizimit prrsonal , behet artificialishte i rendesishem edhe kure dale aqe i tejdukeshem dhe aqe qesharake sa edhe per nji qytetar me 4 klase fillore behet e qarte se emisioni ishte i porositur . Dhe , nese emisioni me Shkumbin Mehmetin na ishte i porositur ateher , vetevehtiu dele pergjegjeja se nga kushe eshte porositur, cilet duhet te ishin akteret dhe se fundi , per cilin qellim eshte porositur ai emision dhe , kushe ka perfituar e kushe ka humbur .Shkumbin Mehmetit iu eshte premtuar ulja e denimit por , kjo tani nuk do te ndodhe dhe ai shifet se eshte humbesi me i madh dhe eshte perdore vetem per nji here ne stilin e kondomit. ( perdore dhe hidhe poshte ) .Batoni ponjashtu eshte perdorur sepse ai kenaqet kure te tjeret e perdorin por , gjithesesi nji luge hallve " te nates se madhe " e ka fute ne goje

fery13/01/2018 10:14

E gjithe kjo hallakame e madhe e porositur nga kushe e dije se kushe por , e ekzekutuar nga Baton Pordha ka te vetmin qellim ti bind shqiptaret se ne Listen e atyre qe duheshin ekzekutuar ka qene edhe Xhavit Haliti por qe ky " fatemiresishte " i ka shpetuar plumbit dhe sot eshte gjalle e shendoshe. Keshtu na dele sipas Baton pordhes , gjitha ato 100 - ra e 1000 - ra faqe te shkruara nga specialist hulumtues te NATO-s dhe sherbimeve te disa shteteve tjera pikrisht per Xhavit Halitit si dore e krimit ne Kosove na paskan qene genjeshtra kurse , e verteta eshte ajo geshjeshter cfare na servoi para dy ditesh Baton pordha .E verteta eshte Baton Haxhiu se me populli nuk po frigohet i dole ti ne mbrojtje nji krimineli- psikopat apo , i doli ne mbrojtje ai qe te paguan ty.E verteta dhe te vertetat mbi vrasjet e kundershtareve politik ne Kosove para , gjate dhe pase luftes se '99- s , ne stilin kriminalo-psikopat te Enver Hoxhes gjate dhe pase luftes se II -te botrore ne Shqiperi populli i Kosoves do ti nxjerre ne drite edhe nese ty dhe padroneve tu qe po te paguajne nuk do ju pelqejene aspak...!!

Shto koment

Denonco