Isa Mustafa: Ligji për Trepçën, ndër më të mirët që kemi votuar

Isa Mustafa: Ligji për Trepçën, ndër më të mirët që kemi votuar

13:14, 08/10/2016
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Isa MUstafa ka përgëzuar parlamentin për votimin e njerit prej ligjeve më të mira që ka miratuar ndonjëherë. Ai shkruan sot:

"Dje kaluam një ditë të rëndësishme destinuar Trepçës dhe ardhmërisë së saj. Aprovuam një ndër ligjet më të mira në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Ligjin e Trepçës. Trepça na bashkoi të gjithëve, ata që e përkrahën, por edhe ata që nuk e përkrahën ligjin. Një kontribut shumë të mbarë e dhanë edhe deputetët e AAK-së dhe të Nismës. Aty ishin edhe deputetët e Listës Serbe, të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre të prezantojnë qëndrimet për Ligjin në një proces demokratik. 

E përgëzoj Kuvendin, i cili 17 vjet pas çlirimit arriti, që së bashku me Qeverinë, t'i jap drejtimin e duhur zhvillimit të Trepçës. 

Akoma nuk i kemi përfunduar të gjitha punët e shtetndërtimit tonë, prandaj na nevojitet një bashkëpunim dhe unitet më i lartë për tema që janë në interes të të gjithëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco