FOTO/ Ky është ushtari amerikan, trajneri i qenve të ushtrisë, që vdiq në Kosovë

FOTO/ Ky është ushtari amerikan, trajneri i qenve të ushtrisë, që vdiq në Kosovë

11:41, 12/01/2018
A+ Aa A-

SPC. Robert W. Jones, 21 vjeç, vdiq më 6 janar në kampin Bondsteel, ku ai shërbeu në kuadër të policisë ushtarake, kumtoi Ushtria e SHBA-së. Vdekja e tij është nën hetim dhe nuk ka detaje të mëtejshme.

Jones u diplomua në vitin 2015 në “Cenega High School” ku ai kaloi dy vjet në programin e Marinës ROTC, tha drejtori Nemer Hassey.

"Ai ishte një djalë vërtetë i këndshëm që gjithmonë donte të ishte në ushtri", tha Hassey duke kujtuar një kohë vitin e kaluar kur Jones u ndal pranë shkollës i veshur me uniformën e Ushtrisë për të vizituar ish-mësuesit e tij, raporton Tuscon, transmeton zeri.info

Jones u bashkua me Ushtrinë në gusht 2015 dhe u caktua në Brigadën e 18-të të Policisë Ushtarake në prill 2016.

Ai shërbeu si pjesë e Forcave të NATO-s në Kosovë, një operacion për mbështetjen e paqes që filloi pas fushatës së bombardimeve të vitit 1999 për t'i dhënë fund regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

 "Ai vullnetarisht i shërbeu vendit të tij dhe ne e vajtojmë humbjen e tij tragjike", tha Searl. Kushërirja e Jones, Leila Counts, tha se ai kishte një "zemër të butë" dhe u rrit në një "familje të madhe e të dashur".

Jones u martua me të dashurën e shkollës së mesme rreth dy vjet më parë, tha Counts. Gruaja e tij jetonte në Gjermani për të qëndruar afër tij, ndërsa ai ishte vendosur në Kosovë.

Ai gjithashtu i donte qentë, gjë që e bëri atë të bëhet një trajnues i qenve për Ushtrinë, tha Counts. Për të nderuar Jones, guvernatori Doug Ducey urdhëroi që flamuj në të gjitha ndërtesat e zyrave shtetërore në Arizona të ulen në gjysmë shtize.

"Ne vajtojmë humbjen e këtij ushtari trim të ri në moshën 21 vjeçare, duke shërbyer në forcën e NATO-s në Kosovë," tha Ducey në një deklaratë të përgatitur. "Jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin dhe sakrificën e tij në mbrojtje të Amerikës dhe lirive tona"./Zeri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco