Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

BE – Kosovë, shfuqizimi i ‘speciales’ dëmton marrëdhenjet dhe sundimin e lgjit

BE – Kosovë, shfuqizimi i ‘speciales’ dëmton marrëdhenjet dhe sundimin e lgjit

11:04, 12/01/2018
A+ Aa A-

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë shpreh shqetësimin në lidhje me iniciativën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

 “Çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara dëmton seriozisht një angazhim të tillë dhe do të rrezikonte punën e përbashkët të BE-së dhe Kosovës për sundimin e ligjit të bërë vitet e fundit. Kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. BE-ja, pra, kërkon që krijuesit e nismës së Parlamentit ta tërheqin atë. Ajo mirëpret deklaratat e fundit publike nga udhëheqësit politikë në mbështetje të respektimit të detyrimeve të Kosovës. BE përgëzon mediat dhe shoqërinë civile për ngritjen e zërit të tyre kundër kësaj iniciative të dëmshme”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së në Kosovë.

 Nëpërmjet kësaj komunikate thuhet se Bashkimi Evropian  mbështet fuqishëm progresin e Kosovës në integrimin e saj evropian.

“Progresi i Kosovës drejt integrimit në BE, duke përfshirë përpjekjet e vërteta të Kosovës për të garantuar demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe pajtimin sot më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetje. Udhëheqësit e Kosovës duhet ta mbajë Kosovën në mënyrë të vendosur në agjendën evropiane që rajoni i Ballkanit Perëndimor ndan, në përputhje me dëshirat dhe pritshmëritë e popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e BE-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery12/01/2018 16:06

S ka per te ndodhur asnji perpjekje per shfuqizimin e ligjit te Gjykates Speciale sepse , ata tre qe provuan ta bejne nji gje te tille , menduam se kane pune me popullin e Kosoves me te cilin kane luajte dhe po luajne si maca me minin por , tashe e kane pa se kane pune me Ameriken dhe BE dhe ketu ndryshon situata ...Sido qe te jete , nuke eshte se ne Kosove eshte cdo gje Zi , ka edhe gjera te mira qe po ndodhin , si shprehet Kimete Berisha ne bota sot sikur jane, dimri i bute , mandarinat nga Shqipëria dhe Gjykata Speciale , qe jane tri gjera te mira qe po ndodhin ne Kosove ...!

Shto koment

Denonco